Gara për mbijetesë/ Teuta mposht Kukësin dhe shpreson, rrezikon Vllaznia

Gara për mbijetesë/ Teuta mposht Kukësin dhe shpreson, rrezikon Vllaznia

Ndeshja Teuta-Kukesi

Teuta ka përmbysur shifrat në “Niko Dovana” të Durrësit, duke fituar 3-2 ndaj Kukësit. Tri pikë me mjaft vlerë që i japin akoma më shumë shpresë ekipit durrsak për mbijetesën.

Nuk ka nisur mirë për Teutën, teksa Guri ka realizuar golin e parë në minutën e 16-të, i bukur për nga mënyra e ekzekutimit, për më tepër kur në stadium ndodhej edhe trajneri Panucci.

Megjithatë, vendasit kanë marrë akoma më shumë zemër dhe nuk janë stepur. Dhe pas 5 minutash vjen goli i barazimit, kur Hila shënon nga pika e bardhë e penalltisë.

Për të ardhur në fundin e pjesës së parë, kur Çyrbja kalon ekipin e Teutës në avantazh, duke përmbysur kështu shifrat që në 45 minutat e para.

Me të nisur pjesa e dytë, durrsakët shënojnë edhe golin e treë, kur kroati Hrkaç nuk fal. Gjithsesi, ankthi nuk largohet për vendasit deri në fund, kur Guri shënon golin e dytë personal dhe të dytin për Kukësin në 67’.

Ishte goli i 20-të për Sindrit Gurin, që shkon një më shumë se Sowe i Skënderbeut, i cili shënoi 3 gola sot në Lushnjë. Kjo garë duket se do të vijojë në 3 javët e mbetura.

Fitorja e Teutës bën që Skënderbeu të mbetet 11 pikë para Kukësit dhe kështu korçarët shpallen matematikisht kampionë.

Teuta-Kukësi     3-2

Hila 21’ (11-m), Çyrbja 42’, Hrkaç 49’ / Guri 16’, 67’

Teuta: Moçka, Gjeorgjievski (Vila 74′), Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hila, Hrkaç (D. Bilali 80‘), , Kruja, Lajthia (Dediç 69′), Latifi. Trajner: Gentian Begeja.

Kukësi: Frashëri (Koliçi 52’), Zderiç, Shameti, Alla (Hoxha 46’), Rrumbullaku, Idrizi, Imami, Musolli, Ethemi, Shkodra (Koldashi 58’), Guri. Trajner: Peter Pacult.

Kartonë të verdhë: Bilali 37’/ Alla 20’, Ethemi 29’

Ndërsa dueli i mbijetesës mes Vllaznisë dhe Kamzës ka përfunduar në barazim pa gola. Shkodranët nuk e kanë shfrytëzuar si duhet faktorin fushë dhe tani janë në vend të parafundit dhe rrezikojnë shumë.

Vllaznia – Kamza 0-0

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi (Bardulla 76’), Vucaj, Lika, Çinari (Tafili 62’), Ribaj (Kalaja 76’), Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka.

Kamza: Avdyli, Frashëri, Zefi, Çukoviç, Idrizaj, Fili (Kuqi 86’), Malaj, Arrabal, Zguro, Rezi (Ymeraj 64’), Plaku. Trajner: Julian Ahmtaj.

Gjyqtarë: Kridens Meta, Egin Doda, Nertil Bregasi, Enea Pashaj;

Karton i verdhë: Zefi 51’

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'