Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka vendosur të shtyjë në një mbledhje të veçantë, e cila do të zhvillohet më datë 9 janar çështjen e dhënies në përdorim të ekipit të Vllaznisë. Kjo pikë e rendit të ditës ngjalli mjaft diskutime tek këshilltarët. Parimisht të gjithë këshilltarët ranë dakord për kalimin e Vllaznisë në përdorim tek grupi i biznesmenëve të interesuar, por biznesmenët kanë kërkuar të dinë cili do të jetë përfitimi i tyre.
Me pak fjalë ata kanë kërkuar njohjen e investimit të tyre si kontribut nëse Shoqëria Aksionare do të nxirret në shitje. Pas shumë diskutimesh është rënë dakord që grupi i biznesmenëve të interesuar të diskutojnë me drejtuesit e bashkisë për të gjetur zgjidhjen më optimale të mundshme.
Dy biznesmenët Radovani dhe Amuli kanë kërcënuar me tërheqje nga donacioni nëse nuk njihen investimet që do të realizojnë. Pas përfundimit të mbledhjes në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" kandidati për president i ekipit të Vllaznisë, Agron Çela shprehet se nuk do të investojnë nëse nuk do të njihen donacionet. "Mbledhja ishte një sinjal pozitiv, pasi parimisht i hapi rrugën investimit në ekipin e Vllaznisë.
Por së bashku me bashkinë ashtu sikur e theksoi edhe Këshilli do të gjejmë zgjidhjen më të mirë përsa i përket njohjes së donacioneve. Njohja e investimeve është një kusht themelor" shprehet Çela. Ndërsa vendimi përfundimtarë do të merret më datë 9 janar në një mbledhje të veçantë. Buxheti i parashikuar për një vit kalendarik me këtë projekt është 45.000.000 lekë, nga të cilat 20.000.000 nga Bashkia Shkodër dhe pjesa tjetër nga grupi i biznesmenëve.
Në janar bashkia duhet të hedhë e para 10 milionë lekë dhe pjesën tjetër në fund të 6- mujorit të parë të vitit 2013. 5 biznesmenët e interesuar janë: Agron Cela, Paulin Radovani, Ylvi Mashi, Flamur Hoxha dhe Xhevdet Amuli.
dylber balla
/Shqiptarja.com