Vllaznia drejt rënies, tifozët protestë para Bashkisë, Tërbuni kërkesë në FSHF
Situata që po kalon Vllaznia është dëshpëruese për tifozërinë shkodrane, e cila e ka përjetuar si tragjedi faktin se ekipi me shumë mundësi në sezonin e ardhshëm do ta shohë veten larg elitës së futbollit shqiptar.
Situata që po kalon Vllaznia është dëshpëruese për tifozërinë shkodrane, e cila e ka përjetuar si tragjedi faktin se ekipi me shumë mundësi në sezonin e ardhshëm do ta shohë veten larg elitës së futbollit shqiptar. Ndaj mbështetësit kuqeblu kanë marrë situatën në dorë dhe duan të tregojnë pakënaqësinë e tyre me një tubim të organizuar para Bashkisë së qytetit të Shkodrës, ditën e premte, në orën 12:00. Bashkia akuzohet se ka keqadministruar klubin.
Nga ana tjetër, klubi i Tërbunit të Pukës i ka dërguar FSHF një kërkesë zyrtare për zbatimin e rregullores së Play-Out. Në rast rrëzimi matematikor të Vllaznisë nga kategoria Superiore, atëherë edhe ekipi satelit i saj, Vllaznia B, do t’i duhet të shkojë një kategori më poshtë, pasi nuk mund të luajnë në një ligë.
Vllaznia B, ka siguruar play-out që i bie të luajë më Orikumin e Kategorisë së Dytë. Ndërkohë Tërbuni kërkon të zbatohet rregullorja. Të shtyhet ndeshja, dhe në qoftë se Vllaznia bie nga kategoria, atëherë Tërbuni, që për momentin ka rënë në Kategori të Dytë, të luajë në play-out.
Pritet vendimi i Federatës nëse do të shtyjë ndeshjen Orikumi-Vllaznia B, që luhet të enjten në Durrës. Ndërkohë, pas largimit të trajnerit Ernest Gjoka, Vllazninë e parë do ta drejtojë trajneri Ervis Kraja, që deri tani ka drejtuar ekipin B. Në një komunikim për Report Tv, Gjoka ka pohuar se do të flasë pasi të mbyllet gara. Kraja do të drejtojë edhe Vllazninë B në finale me Orikumin.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.5%
-
Pak
19.9%
-
Nuk kam mendim
6.6%
Vota total: 272
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Java e 30 e Superligës, 4 barazime në 5 ndeshje! 3 pikët në Shkodër, trajneri i Skënderbeut: Fitore e madhe
17 Mars, 12:02
-
Superliga/ Skënderbeu befason Vllazninë në 'Loro Boriçi', e mposht 1-2! Tirana merr një pikë kundër kampionëve
15 Mars, 20:29
-
Superliga luhet në dy ditë, spikat Egnatia - Tirana! Agjenda e javës së 30-të, flasin protagonistët
14 Mars, 13:54
-
Klasikja pa gola, Shkëmbi për Report TV: I kënaqur me 1 pikë! Trajneri i Vllaznisë: Ishim pafat
12 Mars, 16:18
-
Superliga/ ‘Klasikja’ s'i shërben askujt, Tirana 0-0 Vllaznia! Pa gola edhe ndeshja në ‘Niko Dovana’, kryeson Egnatia
12 Mars, 08:50
-
Klasike jetike për Tiranën, trajneri Shkëmbi: Shpresoj që fati mos të jetë sërish me Vllazninë! Të martën edhe 2 sfida të tjera
10 Mars, 16:40
-
Hidhet shorti, mësohen dy gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë! Flasin protagonistët
7 Mars, 09:47
-
Vllaznia thellon krizën e Partizanit, Egnatia mposht Dinamon dhe kryeson Superligën! Sylvinho në Rrogozhinë
6 Mars, 08:31
-
‘Final 4’ zbret sot në fushë, agjenda e raundit të 28-të në Superligë
5 Mars, 08:44
-
Tre humbje radhazi dhe udhëtimi në Shkodër, Abilaliaj: Luajmë çdo 3 ditë, Partizani do kohë të përshtatet
4 Mars, 14:42
-
Partizani në krizë, Brdaric kërkon rikthimin te fitorja: Të përfitojmë nga situata, objektivi i Vllaznisë tri pikët
4 Mars, 12:55
-
Renditja/ AF Elbasani mposht 2-0 Partizanin, të kuqtë tre humbje radhazi! Laçi dhe Vllaznia barazojnë 2-2
1 Mars, 16:04