Ëndrra e Vllaznisë për femra në Champions League, ndryshe nga sezoni i kaluar është ndalur në turin e dytë, pasi sot në Shkodër është mposhtur 0-2 nga skuadra e Minskut, kampione e Bjellorusisë. Ekipi mik realizoi nga një gol për secilën pjesë loje, ndërsa vlen për t’u theksuar fakti që luajtën për gati 40 minuta me një lojtare më pak, pasi autorja e golit të parë u largua me karton të kuq. Në përfundim të takimit përfaqësues të ekipit të Vllaznisë u panë të zhgënjyer nga ky rezultat.
Arben Parmeza, zv/ trajneri i Vllaznisë: “Do të thoja që ishte një ditë e keqe për ne, por futbolli i tillë është. U penalizuam shumë nga mungesa e trajnerit, mungesa e futbollistes tonë kryesore Arbionës. Megjithatë u përpoqëm të barazojmë, duke ndryshuar edhe formacioni, por …”
Lazer Matija, President i Vllaznisë: “Mendoj se çdo humbje të mërzit, por mendoj se ishte një ndeshje e vështirë, e cila filloi jo mirë. Kundërshtari ishte shumë i vështirë dhe këtë e tregon edhe renditja në Europa çdo vit. E denim vështirësinë.”
Ndërkohë trajneri i ekipit mik deklaroi se rezultati mund të kishte qenë më i thellë në rast se ndeshja do të ishte zhvilluar në Bjellorusi.
Alexander Lukhvich, Trajneri i ZFK Minsk: “Për Vllazninë ishte një plus i madh sepse keni luajtur këtu në shtëpinë tuaj. Po të ishte në Minisk temperatura është minus 2 dhe do ishte më e vështirë.”
Sezonin e kaluar Vllaznia ishte pjesë e 32 skuadrave më të mira të Europës, ndërsa këtë vit duhet t’i thotë lamtumirë Champions League në turin e dytë kualifikues.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mikel Arteta i zhgënjyer pas humbjes me Interin: S'e kuptova penalltinë e tyre, as 11 metërshin që nuk u dha për ne
7 Nëntor, 12:44
-
VIDEO/ Adoleshenti i Barcelonës 'shpërfytyrohet' në Beograd, i qeshur edhe pas dhjetë qepjeve në fytyrë
7 Nëntor, 11:38
-
VIDEO/ Penalltia më qesharake në histori, si Aston Villa u mposht në Champions League
7 Nëntor, 10:23
-
Dramë në 'Allianz', tifozi i Bayern Munich ndërron jetë gjatë ndeshjes së Champions League
7 Nëntor, 10:01
-
Berat Gjimshiti mes yjeve të Evropës, 'shkëlqen' në formacionin e Champions League
7 Nëntor, 09:42
-
Champions League/ Interi mposht Arsenalin me penallti, Barcelona shënon pesë gola në Beograd! Në Munich shtyhet ndeshja, Atletico fiton në Paris! Surprizon Brest
6 Nëntor, 22:56
-
Juventus, Thiago Motta: Më pëlqeu paraqitja kundër Lille, por jo rezultati
6 Nëntor, 13:24
-
Real Madrid në krizë, Carlo Ancelotti jep alarmin: Asnjë reagim që pas humbjes në El Clasico kundër Barçës
6 Nëntor, 11:54
-
VIDEO/ U mposhtën me katër gola në Lisbonë, habit Guardiola: Sportingu nuk bëri asgjë
6 Nëntor, 11:02
-
Fituan kundër Realit në Madrid, Fonseca: Milani e ka më lehtë ndaj tyre, se kundër Monzës
6 Nëntor, 10:24
-
Champions League/ Inter - Arsenal dhe PSG - Atl. Madrid! Bayern Munich në shtëpi, Barcelona luan në Beograd
6 Nëntor, 09:50
-
VIDEO/ Asist nga mesi i fushës, UEFA veçon pasimin e Edon Zhegrovës kundër Juventusit
6 Nëntor, 09:20