Vllaznia e femrave fiton 3-0, kalon në turin e dytë të Champions League! Kundërshtaret e radhës St. Polten

Vllaznia e femrave fiton 3-0, kalon në turin e dytë të Champions League! Kundërshtaret e radhës St. Polten

Vllaznia e vajzave

Kutaisi, Gjeorgji - Vllaznia në futbollin e femrave ka arritur të triumfojë në Champions League, duke mposhtur në gjysmefinalen e grupit 2 kampionen e Gjeorgjisë, Lanchkhuti, me rezultatin 3-0.

Një sukses që u ka dhënë të drejtën vajzave kuqeblu të sigurojnë biletën për në finalen e këtij grupi. Në fundin e pjesës së parë ishin Doçi 42’ dhe Borci 45’+4 që e bënë ëndrrën realitet me golat e shënuar. Ndoj 82’ mbylli të gjitha llogaritë në këtë sfidë për fitoren 3-0.

Tanimë vajzat shkodrane do luajnë kundër austriakeve të St. Polten të cilat mundën me shifrat 5-0 azeret e Neftçi Baku. Ndeshja mes dy skuadrave do të zhvillohet të shtunën po në Gjeorgji ku janë organizuar sfidat e minigrupit kualifikues.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje

Propozimi i Ramës për ligjin e ri për emigrantët në Britani, Spahiu: I vështirë, por nëse realizohet do ishte gjë e bukur dhe mbështetje