Vllaznia zyrtarizoi Shpëtim Duron, si trajnerin e ri për sezonin 2012-2013. Ish-tekniku i Partizanit ka fituar titullin kampion me Skënderbeun (2010-2011) dhe Kupën e Shqipërisë me Besën (2009-2010). Gjatë edicionit të kaluar, Vllaznia dështoi në objektivat e saj, për një vend në Europë, pavarësisht se pati në bankinë Mirel Josën dhe Rudi Vatën.
Duro nënshkroi një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit. Duro ka drejtuar me pare gjate karrieres se tij edhe Bylisin, Apolonine dhe Dinamon. Vllaznia do te jete skuadra e gjashte e tij.
Tekniku i ri i Vllaznise ka drejtuar edhe Kombetaret U-19 dhe U-17, si dhe ka qene ndihemesi i Oto Baricit ne eliminatoret e Euro 2008. Së fundi, klubi shkodran është akuzuar nga Prokuroria e Bokumit, në Gjermani, se ka trukuar rezultatin e ndeshjes Rapidi i Vjenës-Vllaznia (5-0, 16 korrik 2009), të vlefshme për Ligën e Europës.
Vetëm katër trajnerë nga 14 skuadrat që do ta marrin pjesë në Kategorinë Superiore janë konfirmuar deri tani: Shkëlqim Muça i Flamurtarit, Hulian Rubio i Tiranës, Armando Cungu i Kukësit dhe Shpëtim Duro i Vllaznisë. (a-sport/rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com