Derbi i Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 8 të Superligës, është fituar me rezultatin e pastër 2-0 nga shkodranët. Pjesën e parë në ‘Loro Boriçi’ e vulosi Murataj, ndërsa në pjesën e dytë realizoi Mehmeti, duke vulosur 3 pikët.

Për Vllazninë kjo fitore ishte tejet e rëndësishme, pasi vjen me shumë ulje-ngritje në këtë fazë të parë të kampionatit, ndërsa Tirana rikthehet te humbjet pas 2 fitoreve. Për t’u theksuar se tifozëritë ultrase të dy ekipeve munguan në stadium, për shkak se kanë bojkotuar si pjesmarrëse në protesta.

Në të njëjtën orën, në 18:30 u luajt edhe Teuta-Elbasani që përfundoi me rezultatin 0-0. Durrsakët kryesues të kampionatit lënë 2 pikë që mund t’i kushtojnë për kreun, ndërsa kjo ishte ndeshja debutuese e Glen Dajës si trajner i Elbasanit.

Më herët për javën e 8 të Superligës Partizani u mposht 0-2 nga Skënderbeut, duke hyrë në krizë të thellë përtej faktit që renditet i fundit, ndërsa Laçi fitoi 1-0 kundër Vorës. Java e 8 e kampionatit mbyllet të dielën me ndeshjen Dinamo-Egnatia në orën 18:30. Në rast fitoreje rrogozhinasit kampionë në fuqi do të merrnin kryesimin e Superligës.