Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të diel raundin e 33-të. Gjithçka filloi në orën 15:00 me dy takime. Egnatia humbi 0-1 me Vllazninë, ndërsa Teuta fitoi 0-2 në Kukës duke bërë që verilindorët të zbresin pas 12 vitesh në Kategorinë e Parë. Në 19:00 e gjithë vëmendja ishte në "Air Albania" ku u luajt derbi i kryeqytetit, me Tiranën që humbi 1-2 nga Partizani.
Tirana humbi 1-2 me Partizanin në derbin e kryeqytetit në "Air Albania", sfidë kjo e vlefshme për raundin e 33-të në Superligën e futbollit. Prej 19 muajsh, përkthyer në shtatë ndeshje, Tirana nuk ia del të marrë tri pikë kundër "Demave". Pesë fitore për Partizanin dhe dy barazime, ndërsa Tirana komplikon pozitat për zonën "Final 4" dhe për momentin është jashtë garës për titullin kampion. Maguette bëri heroin për "Demat" me dopietë, ndërsa Abazaj shënoi te bardheblutë duke barazuar përkohësisht. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë.
Në Rrogozhinë, Egnatia kryesuese u mund 0-1 në shtëpi nga Vllaznia. Pasi u eliminuan në Kupën e Shqipërisë nga Egnatia dhe nuk siguruan dot vendin në finale, shkodranët u 'hakmorrën' dhe fituan 0-1 me golin e Smajlit në minutën e 38-të. Rikthimi si trajner te Vllaznia ishte i duhuri për Thomas Brdaric, që debuton me tri pikë edhe pse me vetëm tre seanca stërvitore.
Në Kukës, vendasit e Bledar Devollit u mundën 0-2 nga Teuta. Kukësi është zyrtarisht i rrëzuar një kategori më poshtë dhe sezonin që vjen pas 12 vitesh do luajë në Kategorinë e Parë. Për durrsakët shënuan Daci në minutën e 45 dhe Boci në 90+2. Me këtë sukses të besuarit e Edi Martinit dalin nga zona e ftohtë.
Superliga, raundi 33:
E shtunë, 27 prill 2024
18:00
Dinamo 0-0 Laçi (Elbasan Arena)
Skënderbeu 1-0 Erzeni
E dielë, 28 prill 2024
15:00 Egnatia 0-1 Vllaznia
15:00 Kukësi 0-2 Teuta
19:00 Tirana 1-2 Partizani
Renditja: