Java e gjashtë e kategorisë superiore ka përfunduar me tre ndeshjet e ditës së dielë. Në Krujë, Teuta ka fituar përballë ekipit të Kastriotit me rezultatin 0 - 1.

Golin e vetëm të ndeshjes dhe fitores për ekipin e Teutës e ka shënuar Jakupi në minutën e 70'. Në ndeshjen tjetër në veri të vendit, Vllaznia ngjitet në vendin e tretë në kuotën 11 pikëve pas fitores mjaft të vështirë me Lacin me rezultatin minimal 1-0 me gol të Dragoit.

Surpriza e javës ka ndodhur në Gjirokastër, Besa fiton 0-2 me vendasit e Luftëtarit duke sjellë edhe dorëheqjen e trajnerit Dede.

(d.b/shqiptarja.com)