Mungon zyrtarizimi, por Edi Martini mund të konsiderohet i larguar nga Vllaznia. Klubi shkodran dhe trajneri nuk kanë gjetur marrëveshjen për ndërprerjen e kontratës, që u rinovua në fillim të verës deri në qershor të 2028.
Rezultaet e fillim sezonit kanë qenë katastrofale, pasi në 5 ndeshje Vllaznia ka siguruar vetëm 2 pikë, duke u renditur e fundit në Superligë. Mirëpo ndryshe nga drejtuesit, Martini dhe ndihmësit e tij mendojnë se nuk janë vetëm ata përgjegjësit. Trajneri në fjalë nuk pranon të ndërpresë kontratën pa dëmshpërblimin e dokordësuar më herët, duke sjellë vonesë në zyrtarizimin e ndarjes.
Ndërkohë që pritet të gjendet një marrëveshje mes palëve, presidenti Xhaferri dhe ndihmësit e tij po punojnë njëkohësisht për trajnerin e ri të shkodranëve. Kandidati më potencial është Zekirije Ramadani, ish-trajneri i Dritës i shpallur kampion në Kosovë dhe që udhëhoqi ekipin edhe në grupet e Conference League.
Ramadani është një emër i njohur i futbollit shqiptar, pasi fillimisht si lojtarë dhe më pas si trajner ka qenë pjesë e Flamurtarit dhe Egnatias. Vetë trajneri është i hapur për marrëveshjen, duke qenë se në verë u largua nga Drita mes shumë pikëpyetjesh dhe është i etur për të nisur një aventurë të re. Megjithatë sëfundmi pikë po fiton edhe kandidatura e Klodian Duros, ish-futbollistit të Kombëtares dhe Vllaznisë.
“Jo më kot e thash që Vllaznia ruan një vend të veçantë në zemrën time. Do të ishte një ëndërr tjetër e imja ta rëalizoi, siç e kam bërë si futbollist duke fituar titullin në Shkodër, që ta kthej Vllazninë edhe si trajner kampione,”-u shpreh Klodian Duro, ish-futbollist i Vllaznisë një ditë më parë.
Ndërprerjen për shkak të kombëtareve Vllaznia e konsideron momentin e duhur për të bërë ndryshime në bankinë dhe për të ndryshuar situatën ku ndodhet.











Komente
Komento