Vllaznia jetime! Po po, e tillë mund të quhet! Akoma nuk po e kuptoni se po luani me gjakun e një qyteti të tanë! Kjo Shkodër e sportit, e futbollit tash është fundosur në një humnerë të thellë që askush nuk ka për të mundur ta nxjerrë aq lehtë! Ikën e vjen fantazma “Gea Sport” siç thonë në Shkodër “pa i hy ferrë në kambë”! Ky Lorenc Luka që nuk ka ma shumë se 8-9 jetë në drejtimin e shkatërrimit që ka marrë përsipër për t'i bërë Vllaznisë sepse askush nuk ka ndër mend më ta kandidojë për postin e qytetarit të parë të Shkodrës, Roberto Navan e shokët e tij i ka njohur shumë mirë!
Ish-administratori Fatos Gjyrezi pavarësisht se i fajshëm apo jo, që pa u ba ceremoniali martesor Bashkia Shkodër – “Gea Sport” ia pat thënë me të madhe kryebashkiakut Luka se nuk ish dasht me ja dhanë “dorën” mashtruesit Roberto Nava.
Para se marrëveshja që kurrë nuk ishte e tillë të nënshkruhej vetë Luka nga një anë e Nava nga ana tjetër shaheshin e fyheshin deri me një fjalor krejt të rëndë e absolutisht jashtë çdo lloj manuali të etikës. E megjithatë këtë fasadë “rrugaçërie”, Luka e Nava e paqtuan në 19 korrikun e këtij viti më një kontrat dyfletshe me të cilën prefekti i Qarkut Shkodër Paluin Radovani, qeshej e bënte humor lart e poshtë. Krisjet e nisura që herët me Ardian Grabovën, trajnerin aktual të Vllaznisë Baldo Raineri e më pas me zëvëndëspresidentin Isuf Isufi që u detyrua të japë dorëheqjen ishin sinjalet e qarta se kjo “martesë” për jo më shumë se 3 muaj do ta linte jetime Vllazninë! Kështu ndodhi.
Kur ne gazetarët jepnim alarmin herë pas here në anën tjetër të frontit Luka, Nava e Isufi veçse nuk pranonin asgjë fajësonin mediat si plangprishëse. Këshilli Bashkiak i Shkodrës, të zgjedhurit e qytetarevë shkodran në parlamentin e qytetit janë më keq se koha e monizmit kur diktatura detyronte të gjithë të çonin e ulnin duart si ushtarët para komandantit. Pak asnjë lloj përgjegjësie, pa asnjë lloj morali miratonin gjithçka që iu servirej në tavolinë sepse gjërat gatuheshin më parë në zyrën e Lukës apo lokalet që rrethojnë Bashkinë të kthyera si strofkulla partish. Një këshill i dobët e qesharak që asnjëherë të vetme nuk mori përsipër çka i takon. Sa herë u kërkohej ishin të gatshëm të çonin duart. Ata që thonë se kam votuar kundër, që janë të shumtë nganjëherë janë gënjështarë sepse mjafton të shihet rezultati në sekretariatin e këshillit për të parë “burrërinë” e gjithsecilit.
E tash kur i vjen ngusht, gjoja bëjnë sikur irritohen në një kohë që kanë në duart e tyre fatin e Vllaznisë e qytetit. Pothuajse çdo herë e kthejnë mbledhjen në komedi teatrore e në fund ngrejnë duart paditur se përçka. Të rrallë janë ata që dinë se çfarë bëjnë. Vllaznia do të duhet kushedi sesa tash të rrijë si në jetimore sepse Bashkia ndër vite ka treguar se nuk është “nëna” e duhur! E në fund ata që vuajnë janë tifozët e lojtarët! Shkodrës po i humb gjithçka, edhe futbolli! Asgjë më shumë, veçse dy fjalë! Keqardhje për Vllazninë jetime!
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com