Skënderbeu shpallet edhe zyrtarisht kampion i Shqipërisë për të tretën herë radhazi. Korçarët mund të nisin festën e titullit që nga sot edhe pse nuk kanë luajtur. Fitorja e Vllaznisë 2-0 ndaj Teutës në “Loro Borici” bën që durrsakët të mos kenë shanse matematikore për të arritur Skënderbeun kryesues.

Në 22 javë kampionat “ujqërit e dëborës grumbullojnë 52 pikë plot 12 pikë më shumë se vendi I dytë që mbahet nga Kukësi dhe kur kanë mbetur vetëm 4 javë kampionat janë kampionë të Shqipërisë për të tretën herë radhazi. Ky është titulli i katërt i korçarëve në gjithë historinë e klubit.

Takimi i fundit i javës së 22, Vllaznia-Teuta vendoset nga pika e bardhë e 11-metërshit. Smajli vendoset dy herë përballë portës së durrsakëve dhe në të dyja rastet arrin ta çojë topin në rrjetë për t’i dhënë fitoren 2-0 ekipit të udhëhequr nga Bushati.

Teuta pretendente për vendin e dytë mbetet në vendin e katërt me 39 pikë pas këtij takimi, duke lënë pas Skënderbeut në renditje ekipin e Kukësit, që përfitoi edhe humbja e Flamurtarit të shtunën në fushën e Kastriotit.

Redaksia Online

Andi Kapxhiu