Në orën 14:00 sytë e të gjithëve ishin përqendruar në Shkodër aty ku vendasit prisnin ekipin e Tiranës. Ndeshja ka qenë mjaft e mirë për ekipin e Canajt që shënojnë dy herë me Shtubinën dhe Busic duke mbyllur llogaritë me bardheblutë që në pjesën e parë.
Partizani i madh këtë javë ka qenë vetëm në letër, pasi në fushë ka lënë shumë për të dëshiruar me lojën që ka zhvilluar. Ndeshja ka nisur e keqe për të kuqtë që në pjesën e parë pësojnë Meton në minutën e 8 dhe 28, por në fund të 45’ ngushtojnë shifrat falë autogolit të Idrizajt.
Ne pjesën e dytë e legjenda e kuqe gjen forcat për t’u ringritur dhe barazon me Sodje në të 48’, por ndeshja ishte shumë e dobët.
Flamurtari pas dënimeve të Disiplinës ka marrë një tjetër goditje nga Teuta, pasi u mund 2-1 me golat e Xhafajt dhe Mustajat, goli i Arbrit për vlonjatet shërben vetëm për statistika. Skënderbeu pëson humbjen e dytë, ndërsa Kukësi merr fitoren e parë. Verilindorët fituan 1-3 me golat e Prognit dy herë dhe Hoxhës.
Golin nderit për kampionët e ka shënuar Shkëmbi. Kastritotit i janë dashur vetëm tre minuta për të marrë fitoren e parë në kampionat përballë Besës në javën e tretë. Malindi shënoi dy herë për Kastriotin duke i dhënë fitoren. Lushnja ka arritur fitoren e dytë në kampionat me golin e Byzhytit përballë Lacit.