Vllaznia merr kryesimin e Superligës
Partizani - Flamurtari s'ka fitues

Vllaznia pas 5 javësh kampionat është ngjitur në krye të renditjes së përgjithshme me 10 në 5 ndeshje duke lënë pas të gjitha problemet e përgatitjeve të verës. Ndryshe nga ekipet e Kukësit dhe Skënderbeut që u përgatitën me shumë vrull për një start të mirë, por që nuk ndodhi sikur e presin.

Vllaznia kanë mundur me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Laçit në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Loja nuk ka filluar mirë për kuqebluve megjithatë shënojnë me anë të Hajdarit në minutën e 18-të të ndeshjes. Laçi reagon pas golit të pësuar dhe mund të kishte barazuar me anë të Nimanit por pret Vujadinoviç duke treguar se është ndër më të mirët në Superligën shqiptare. Më pas dy raste për Bushiç dhe Krujën megjithatë pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për vendasit.

Në të dytën Vllaznia shënon në minutën e 58-të me anë të Bushiç. Gjërat shkojnë mirë për kuqeblutë të cilët në minutën e 85-të shënojnë edhe golin e tretë sërish me anë të këtij sulmuesi dhe në këtë mënyrë e gjithë ndeshja përfundon 3-0 për Vllazninë. Trajneri i saj Agim Canaj pas ndeshjes ka vlerësuar futbollistët e tij për lojën e zhvilluar dhe mbi të gjitha për fitoren e arritur.

“Ishte një ndeshje që e merituam fitoren, duke marrë më shumë stilum për ndeshjen e radhës me ekipin e Skënderbeut në mesjavë. Kjo fitore na jep akoma më shumë motivim për të ardhmen, pasi na presin sfida shumë të vështirë, të cilat duhet që t’i marrim një e nga një”.  Në ndeshjet e tjera, Partizani ka ngecur në një barazim pa gola përballë ekipit të Flamurtarit. Të dy ekipet zhvilluan një lojë shumë të mirë me një numër të konsiderueshëm në stadium, por që nuk arritën që të shënonin në asnjërën prej dy pjesëve të lojës. Kukësi ka fituar me Kastriotin me një gol, ndërsa Bylis ka shpartalluar Besën 3-0.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime