Në pritje të pjesëmarrjes në eleminatoret e Liges Ballkanike, aktivitet në të cilin në këtë edicion Shqipëria përfaqësohet me skuadrën kampione, Vllazninë e Shkodrës, drejtuesit e klubit verior po punojnë në përforcimin e ekipit me basketbollistë cilësorë.  Lëvizjet e para në merkato të presidences kuqeblu kanë sjellë në skuadër dy basketbolliste te huaj. Bëhet fjalë për Chris Scott nga Shtetet e Bashkuara të Amerikes dhe  Inosent Emmanuel nga Kanadaja. Së bashku me ta, në Shkodër ka mbërritur edhe basketbollisti slloven, Mirza Sarajlia, të cilët pritet të jenë pjesë të skuadrës kuqeblu, jo vetem për aktivitetin e Liges Ballkanike, por edhe të kampionatit kombëtar.

Në një prononcim për ATSH-në, trajneri  i skuadrës shkodrane, Bledar Gjeçaj, bën të ditur se  për dyshen e basktbollistëve të ardhur  nga Amerika dhe Kanadaja, përkatësisht,  Chris Scott dhe  Inosent Emmanuel, do të ketë tre-katër ditë në dispozicion pë t'u provuar dhe testuar përpara stafit teknik dhe nëse ata do të rezultojnë cilësore, presiedenca  ka gati kontratën me klubin shumësportesh Vllaznia. Ndërkohë,  për basketbollsitin tjetër të huaj, sllovenin Mirza Sarajlia, i cili ka qënë pjesë kryesore e suksesit të skuadrës shkodrane në fitmin e titullit kampion, nuk bëhet fjalë për provë, pasi vlerat e tij janë të njohura nga të gjithë. Me të po zhvillohen bisideme në aspektin e raporteve financiare, e nëse do të arrihet marrëveshja e duhur mes palëve,  ai do të vijojë të jetë sërishmi pjesë e Vllaznisë edhe për sezonin e ri sportiv që është në prag, si dhe për aktivitetin e Liges Ballkanike. /ATSH/