Presidenti i ri i ekipit të Vllaznisë Agron Çela ka debutuar në mënyrën më të mirë me ekipin e Vllaznisë sëbashku me trajnerin e njohur Artan Bushati duke mundur me rezultatin 3-1 në ‘Loro Boriçi’ ekipin e Tiranës.
Në triubunë ndeshjen e kanë ndjekur nga afër afro 1 mijë tifozë shkodranë duke shpresuar në një ringritje të ekipit kuqeblu. Ndeshja ka nisur mjaft e mirë për ekipin e drejtuar tashmë nga Artan Bushati që ka marrë një pamje tjetër me theks të vecantë te disiplina, e cila ka qenë celësi i suksesit në cdo ekip që ka drejtuar shkodrani. Në pjesën e parë të ndeshjes Vllaznia ka shënuar me anë të Dragoit në minutën e 10’ dhe Gjinit në minutën e 25’. Me rezultatin 2-0 përfundon edhe pjesa e parë e ndeshjes.
Në fraksionin e dytë Tirana ka ngushtuar diferencën në minutën e 83’ të ndeshje pas një goditje standarde nga jashtë zone. Por shpresat e Tiranës për të barazuar këtë ndeshje kanë marrë fund kur Rexha në minutën e 88’ Rexha ka shënuar golin e tretë të ndeshjes duke i dhënë një fitore morale ekipit të Vllaznisë. Ndërsa ekipi i Tiranës, pavarësisht blerjeve akoma nuk ka dalë në lojën e kërkuar duke mbetur në të njëjtin nivel të fazës së parë. Fortunat, Pema, duket se nuk do ti bëjnë shumë punë bardhebluve në fazën e dytë të kampionatit.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com