Vllaznia në udhëkryq, Kukësi
dhe Korça zyrtarizojnë blerjet

Problemet për Vllazninë nuk paskan fund. Pas një edicioni me shumë të rrezikuar për të zbritur një kategori më poshtë, Shkodra ende nuk ka reaguar duke lënë gjithçka pezull pas përfundimit të kampionatit. Mungesa e një plani për të ardhmen nga bashkia dhe mos hapja e rrugës për donatorët ka bërë që ekipi të gjendet në një udhëkryq si rrallë herë në histori. Kjo ka bërë që ‘anija’ të braktiset duke filluar nga drejtuesit.

Drejtori teknik i ekipit të Vllaznisë, Armir Grima deklaron se nëse situata nuk ndryshon urgjentisht do të shikojë pozicionin e tij. “Jemi shumë vonë me përgatitjet për edicionin e ri, zgjidhja duhet të kishte ardhur. Koha nuk pret, sepse rrezikojmë të jemi në të njëjtën situatë si një vit më parë. Situata është e tillë që në Këshillin Bashkiak nuk ka asnjë projekt konkret. Diskutohet që janë të interesuar një firmë zvicerane dhe Valter Fushaj, por kur nuk ka asgjë zyrtare nuk mund të ketë asnjë vendim. Nëse situata nuk ndryshon do të shikoj pozicionin tim, sepse është e kotë të sakrifikosh në një situatë të tillë" përfundon ai.
Skënderbeu
Kampionët e Shqipërisë kanë koefiçientin më të lartë ndër skuadrat shqiptare në listën e klubeve më të mira evropiane, publikuar nga UEFA. Skënderbeu renditet në vendin e 276, nga 453 klube të përfshira në listë, më pas vjen Tirana që renditet në vendin e 321. Ndërsa Kukësi renditet vetëm në vendin e tretë.

Klasifikimi kryesohet nga ekipet më të mëdha si Real Madrid, Bayern i Mynihut, Chelsea dhe Benfika. Ndërsa për t’u kthyer te Skënderbeu, konfirmohet hemorragjia që pësoi në merkato, pasi Bici, Muzaka, Tomic, Fabu dhe Gvozdenovic janë zyrtarisht të larguar. Ndërsa për të kompensuar largimet, Takaj ka afruar Kristi Vangjelin, Tefik Osmanin dhe Mentor Zhdrellën, të tre lojtarë me eksperiencë. Vangjeli ka luajtur me disa ekipe në Evropë, ndërsa Zhdrella në Kosovë.
Kukësi
Nën kampionët vazhdojnë të konfirmohen në merkato si në ndër ekipet më aktive, pasi ka zyrtarizuar tre goditjet e para në mënyrë zyrtare. Bëhet fjalë për dy mbrojtës të spikatur lezhjanë, Ditmar Bici dhe Erjon Dushku, por edhe ish-futbollistin e Bylisit, Endri Idrizaj. Bici ka qenë shtyllë e fortë e qendër mbrojtjes korçare, ndërsa Dushku u konfirmua nga më të mirët te Flamurtari.



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA

Afron afati për ndalimin e rrjetit TikTok në SHBA