Teuta dhe Vllaznia kanë barazuar 1-1 në Shkodër për javën e dytë të kampionatit. Loja u ndez në minutën e 35-të kur Sebino Plaku kishte një mundësi perfekte për të shënuar, por Zogovic u shfaq në nivelin e duhur dhe e devijoi sferën, që më pas përfundoi në traversë e doli jashtë kufizimeve të fushës së “Loro Boriçit”.
Goli i parë u shënuar në minutën e 58-të lojtari i Vllaznisë, da Silva, ndërsa goli i dytë u shënua në minutën e 74-t nga Teuta me lojtarin Koubemba K. Në pjesën e dytë Teuta mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi, Todorovski u ndëshkua me karton të kuq.
Komento