Kryendeshja e ditës së diel në kampionatin shqiptar të futbollit mes Vllaznisë dhe Partizanit e zhvilluar në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në prani të 6 mijë tifozëve ka përfunduar në barazim 1-1. Rezultati nuk kënaq asnjërën nga të dy ekipet, pasi kërkonin fitoren me cdo kusht për objektivat që kanë këtë edicion futbollistik.

Edhe pse ndeshja u zhvillua në Shkodër, lojën e dominoi Partizani nga fillimi, por që nuk arriti të gjente rrjetën më shumë se njëherë deri në fund, pavarësisht tentativa të shumta. Pjesa e parë përfundoi në barazim me të kuqtë e portugezit që nuk reshtën së sulmuari. Fraksioni i dytë filloi aty ku u ndërpre i pari, por në minutën e 63 ndërlikohen gjërat për të kuqtë që humbasin Brahimin, i cili doli me karton të kuq, ku pas një ndërhyrje ndaj Shtubinës mori të verdhin e dytë.

Megjithatë asgjë nuk ndryshon me Vllaznisë që vijonte të paraqiste një lojë të dobët në fushë. Nga momenti negativ përfiton Partizani që shënon me Mazrekajn një super gol duke dhënë idenë që fitorja ishte në dorën e tyre, por ndodh e kundërta.

Goli i avantazhit në mënyrë të çuditshme uli tempin e të kuqve, të cilët 12 minuta nga fundi pësojnë golin e barazimit me Vukcevic dhe tërhiqen në mbrojtje, pasi Vllaznia filloi sulmin në të gjitha krahët. Madje në fund, Partizani mund të kishte pësuar edhe golin e dytë nëse Hoxha nuk do të ishte në n jë ditë të mirë. Më këtë barazim Vllaznia ngjitet në vendin e 8 të klasifikimit me pikë të barabarta me Bylisin, ndërsa Partizani ndan sëbashku me Laçin me nga 31 pikë.Ndalesa në Shkodër e largon Partizanin nga titulli kampion, teksa Vllaznia mbetet ende në zonën e ftohtë ku rrezikon rënien. Tirana ka marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat, këtë herë përballë Besës 2-1 duke u ngjitur në vendin e 10 me 22 pikë.