Vllaznia prezanton drejtorin sportiv Djarmati, Brdaric pritet të jetë trajneri i ri (VIDEO)

Ndryshimet tek Vllaznia po bëhen zyrtare. Sot është prezantuar drejtori i ri sportiv Matko Djarmati që është  një propozim i kroatëve të Rijekës pas binjakëzimit mes dy klubeve:

Sponsori i kuqebluve Alban Xhaferri është tepër optimist dhe thotë se Vllaznia sezonin e ardhshëm do të synojë kupat e Europës. Në të njëjtën linjë është edhe administratori Suad Lici sa i takon objektivave por sqaron njëherë e mirë rolin e tij në klub duke thënë se nuk qëndron si kukull:

Sa i përket trajnerit të ri edhe pse marrëvshja ende nuk është finalizuar ai pritet të jetë ish-sulmuesi i Gjermanisë 45-vjeçari Thomas Brdariç që prej ditës së djeshme ndodhet në Shkodër.

Ndërkaq Kukësi ka nisur stërvitjet nën urdhrat e trajnerit të ri Skënder Gega dhe sot ka zyrtarizuar përfundimin e huazimit dhe largimin e sulmuesit Kristal Abazaj autor i 10 golave sezonin që sapo u mbyll.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë