Vlonjati nuk zë mend, lëvizte në qytet me pistoletë 'TT', arrestohet për herë të dytë (EMRI)
Nga kontrolli fizik që iu bë, u gjet dhe sekuestrua në çantën personale të tij një armë zjarri Pistoletë tip TT model 54, 1 krëhër i mbushur me 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
VLORE - Një person është arrestuar në flagrancë pasi qarkullonte nëpër qytet me armë zjarri. Në prangat e policisë ka rënë Ilir Birçaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.
Nga kontrolli fizik që iu bë, u gjet dhe sekuestrua në çantën personale të tij një armë zjarri Pistoletë tip TT model 54, 1 krëhër i mbushur me 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Nga hetimet e kryera, rezulton se ky shtetas është person me precedent penal për të njëjtën vepër penale (armëmbajtje pa leje) si dhe për kundërshtimin e punonjësit të policisë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shërthyese dhe municionit" parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Një i arrestuar dhe në Fier për armëmbajtje pa leje
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugë të ndryshme të qytetit të Fierit, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Baftjar Bushit, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen "8 Shkurti" Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pa leje, 1 krëhër dhe 5 fishekë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale ''Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', parashikuar nga Neni 278/5 i Kodit Penal.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.1%
-
Jo
19.2%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 515
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Ndërtoi 1 beach-bar dhe 3 dhoma plazhi në Borsh, arrestohet himarioti
22 Korrik, 11:24
-
Mero Baze: Pesë tipologjitë e sulmeve ndaj turizmit që përsëriten çdo vit
21 Korrik, 21:39
-
Bllokohen 40 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë, Policia bën bilancin javor: 100 mijë lekë gjobë 13 prej drejtuesve, rrezikuan jetën e pushuesve
21 Korrik, 13:02
-
Shiste drogë në lokalet e natës në Sarandë, pranga të riut nga Tirana! U kap me kokainë në makinë
20 Korrik, 19:23
-
VIDEO/ Yjet e muzikës botërore, vajzat e grupit ‘ABBA’ shijojnë pushimet në Sarandë
20 Korrik, 18:50
-
Balla inspektim në Himarë: Bëjmë gjithçka të garantojmë paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhe
20 Korrik, 15:05
-
Vlorë/ Trafikimi i makinave luksoze me vlerë 280 mijë euro, arrestohet edhe një 33-vjeçar
20 Korrik, 14:55
-
Zgjedhjet në Himarë/ 23 mijë e 74 qytetarë me të drejtë vote! KQZ miraton numrin e fletëve të votimit
20 Korrik, 13:00
-
Vlorë/ Mbante armë zjarri fshehur në banesë, në pranga 30 vjeçari
20 Korrik, 12:13
-
I dënuar për trafik droge në Itali, arrestohet me qëllim ekstradimi 58-vjeçari në Vlorë (EMRI)
20 Korrik, 11:24
-
Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portet e Durrësit e Vlorës! Për korrikun qindra pasagjerë më shumë se vjet
20 Korrik, 09:12
-
Besnikët e plazhit në Zvërnec, italianë e kosovarë! Surprizë polakët
19 Korrik, 15:00