Vlonjati përfundon te 'Trauma' pasi dhunohet me sende të forta, kapet autori

Vlonjati përfundon te 'Trauma' pasi dhunohet me sende të forta, kapet autori

Policia e Vlorës

Një 60-vjeçar nga Vlora ka përfunduar në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është dhunuar nga një 33-vjeçar. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasin D. Shahaj, banues në Vlorë. Ky i fundit ka dhunuar fizikisht duke përdorur sende të forta 60-vjeçarin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve te Trauma.

Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kryer arrestimin e shtetasit: D.Shahaj, 33 vjeç banues në Vlorë.

U krye arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi më datë 02.06.2018, në lagjen ''Lef Sallata'', për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht duke përdorur sende të forta shtetasin V.Gj., 60 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Plagosje e rëndë me dashje'', parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja