Vlonjati që do hidhej nga kati 11
Rrëfim ekskluziv në A1 REPORT

TIRANE - Skënder Musai, 45-vjeçari i cili tentoi hidhej nga kati i 11-të i një pallati në ndërtim në Vlorë, tregon kalvarin e tij me drejtësinë në emisionin “Urbanika” në televizionin A1 REPORT! detaje të reja, si dhe momentet kur mori vendimin për t’i dhënë fund jetës në këtë mënyrë ekstreme.

Ngjarja u shënua në lagjen “10 korriku” më 14 shkurt të këtij viti, pasi Policia Bashkiake i kishte shembur dy dyqanet e tij, si dhe kërcënohej se do t’i shembnin edhe shtëpinë. 45-vjeçari pretendon se vendimi ishte i padrejtë. Ndërsa televizioni A1 REPORT! kishte ekskluzivisht fjalët e Skënderit teksa vendosi të lërë lartësinë e pallatit. Telefonata me gazetaren Ola Bruko u transmetua Live në A1 REPORT teksa 45-vjeçari i përlotur zbriste shkallët e pallatit dhe rrëfente se kishte vendosur të vlerësonte jetën e tij me shpresën se problemi i tij me pronën do të zgjidhej.

Pasi nuk kishte gjetur zgjidhej në asnjë prej dyerve që kishte trokitur, Skënder Musai kishte vendosur të kundërshtonte vendimin se truallit të tij i kishin dalë pronarët duke u vetëflijuar.

“Si njeri normal, lëviza pa rënë në sy të familjes mora një bidon me benzinë, por nuk e mbusha te karburanti më i afër, që të mos bija në sy, por shkova tek një karburant tjetër. Përpara marr në telefon Drejtorin e inspektoratit të Ndërtimeve, Besnik Karabori. Unë jam në vend të lartë i them dhe do të them se nëse ti do vazhdosh të prishësh ktheje kokën se çfarë po bëj unë, do shikosh një njeri në flakë.

Kisha gjithë dokumentet me vete, që i sistemova tek një njeri i besuar. Kur u nisa tek pallati dëgjova zhurmën e fadromit, isha shumë afër dhe më vajti mendja menjëherë tek ndërtesat e mia. Mbërrita te pallati, para se të hipja pavarësisht se si flasin njerëzit nuk më interesonte, fëmijëve u thashë se po bëja shaka. Në shkallë po vinte vajza, kur po zbrisja shkallët asaj i ra të fikët në atë moment. Në sy të kryeprokurorit të rrethit i thash: Mos u mërzit, unë nuk bëj asnjë lloj veprimi, të qetësoja fëmijët për momentin. Djali ishte përballë meje, kur isha në lartësi”

Pasi tel 129 e morën seriozisht telefonatën, unë kuptova ku jam. Aty nuk kishte asnjë lloj mundësie që të më pengonte në atë që doja të bëja. Më erdhi keq se djalin ma lanë përballë, kjo ishte strategji e policisë.
Nuk shquhem për trimëri, por çdo kush në vendin tim do ta bënte një akt të tillë”, rrëfen 45-vjeçari.

I shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Mjaftimja, 45-vjeçari tregon në studion e emisionit “Urbanika” përmes dokumentacioneve përkatëse se prona e tyre është e ligjshme. Ata deklarojnë se pavarësisht se për këtë çështje familja Musai ka kryer një sërë ankesash në institucionet kompetente, për pronën e tyre janë bërë manipulime të shumta, nga persona të mbështetur nga njerëz të pushtetshëm.

“Mediat lokale e kishin ndjekur problemin tim. Kishte tre ditë që mediat e Vlorës po e ndiqnin këtë rast procesi nisi të hënën, të shtunën na dërguan postier u larguan na dhanë afat tre ditë për akt pezullimin për të marrë masat ligjore. Gjatë këtyre tre ditëve ishte bere publike situata jonë, shkuam te Zyra për Regjistrimin e pronave për dokumentet tona për pezullimin e prishjes, shkuam edhe në Gjykatë bëmë padinë për mosprishjen e objekteve”, tregon bashkëshortja e Skënder Musait.

45-vjeçari tregon se për këtë çështje ka hapur një seancë gjyqësore, e cila do zhvillohet më 25 shkurt. Ai ka komunikuar me avokatët e ish-pronarit të truallit, nga të cilët është garantuar se do të kompensohet. Po ashtu, për këtë çështje Musai ka marrë edhe mbështetjen e prokurorit të Vlorës Dorian Tafili, i cili ishte personi që ndërmjetësoi me Skënderin në momentin kur ai kërcënonte të hidhej nga kati i 11-të i pallatit. Prokurori i ka premtuar se do t’i jepet ndihma e nevojshme që ai të përfitojë gjithçka që i takon.

Redaksia Online
(Gre.M/su.fu/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas