VLORË - Rreth 8 mijë rrënjë kanabis sativa u zbulua dhe asgjësua nga Policia në tre parcela në fshatin Petë të Vlorës.

Lënda narkotike ishte me gjatësi nga 1 cm-5 cm lartësi. Kjo sasi e madhe e mbjellë në këtë fshat u zbulua nga policia falë informacioneve të marra në rrugë operative. Janë bërë të shpeshta rastet kur vetë banorët tregojnë në polici rastet e mbjelljes së lëndës narkotike nga bashkëfshatarët e tyre. Kjo ka lehtësuar mjaft edhe punën e policisë në aksionin kundër kultivimit të drogës në të gjtihë vendin.

Në vendin e quajtur Perroi i Llazos janë konstatuar 4948 bimë narkotike në dy parcela, ndërsa 2800 kubike janë gjetur në një parcele tjetër pak më poshtë.

Policia ka bërë asgjësimin e plotë të bimëve narkotike më djegie dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.
 
droga vlore

Ndërkohë në Lushnje, një 29-vjeçar u arrestua në flagrancë. Policia gjeti të mbjella në serat e Orgest Kajës 30 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa me lartësi 2.7 metra deri në 3 metra.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)