TIRANE - Dy mjeke dhe Drejtoresha e Spitalit Psikiatrik në Vlorë, Antonela Agaj, janë pezulluar sot nga puna, pasi mbi ta rëndon akuza e korrupsionit.
Sipas burimeve të policisë, Agaj ka abuzuar mbi kempin, ndërsa dy mjekët, Diana Vrahimuço dhe Shqiponja Vrapi akuzohen për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh të personave që paraqiteshin për në Kemp për statusin e invalidit.
Gjykata e Vlorës vendosi pezullimin nga puna për drejtoreshën dhe mjekët.
Operacioni “Kartela” ishte rezultat i një hetimi disa mujor të njësisë task force të Prokurorisë së Vlorës në bashkëpunim me sektorin e krimit financiar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.
(bd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com