VLORE - Aleanca Kuq e Zi priti sot me protesta Kryeministrin Sali Berisha, i cil udhëtoi nga Tirana drejt Vlorës për të mbajtur mbledhjen e rradhës së qeverisë në shtëpinë në nderim të 100-vjetorit të krijimit të qeverisë së parë shqiptare me në krye Ismail Qemalin.
Rreth orës 10:00 aktivistët e AK-së të vendosur në sheshin "Pavarësia" protestuan përpara muzeut. Fillimisht u pa një tym i zi, më pas AK informoi se policia kishte dashur të shpërndante protestuesit duke përdorur gaz lotsjellës.
Qindra protestues të AK-së qëndruan të ulur për më shumë se një orë në rrugën kryesore përballë shtëpisë së pavarësisë ndërkohë që Berisha do të niste mbledhjen e qeverisë. Ata mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Akti i tradhtisë” dhe deklaronin se Berisha nuk mund të zërë vendin e Ismail Qemalit.
Në njotimin për shtyp të disa minutave më vonë u sqarua se “aktivistët e AK-së ishin të vendosur për të denoncuar turpin e qeverisë së shtetasit Sali Berisha, i cili ndryshe nga Ismail Qemali që firmosi aktin e pavaresisë firmosi para tre viteve aktin e tradhtisë duke i shitur shtetit grek 350 kilometra katrore ujërat territorial”.
Menjëherë ndërhyri policia duke larguar me forcë aktivistët. Po kështu RENEA shoqëroi disa aktivistë në polici, si dhe ka larguar aktivistët nga Sheshi Pavarësia, para shtëpisë së flamurit, ku po zhvillonin protestën.
“Policia nisi të largonte aktivistët e Aleancës Kuq e Zi duke i tërhequr ata zvarrë nga rruga per t’i hapur rrugën shtetasit dhe tradhtarit Sali Berisha për t’u ulur aty ku 100 vjet më parë Ismail Qemali hodhi gurin e themelit të shtetit shqiptar. Policia arriti deri në kërcënimin e drejtpërdrejtë të aktivistëve të Aleancës Kuq e Zi dhe për rrjedhojë të rezistencës së kuqezinjve policia hodhi gazlotsjellës për të larguar protestuesit e Aleancës Kuq e Zi”, thuhet në njoftimin e AK-së.
Më pas aktivistët e AK-së informuan se rrugës për në kthim policia e Kavajës kishte shoqëruar në komisariat drejtuesit kryesorë të AK-së së këtij qyteti. Madje ata ishin keqtrajtuar.
"Policia e Kavajës ndalon të gjithë mjetet e aleancës Kuq e Zi. I shoqëron në komisariat 35 përfaqësues të AK dhe drejtuesit. Shefi i komisariatit të Kavaëjës ushtroi dhunë ndaj aktivistëve tanë”- informon AK.
NDALIMI I AKTIVISTEVE TE AK, SPAHIU: I TURPSHEM, POLICIA: I LIGJSHEM
Kreu i Aleancës Kuq e zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar pas ndalimit të aktivistëve te kësaj force politike nga Policia e Kavajës. Spahiu e ka cilësuar ndalimin e tyre një akt të turpshëm, ndërsa ka folur më tone të ashpra dhe për mbledhjen e qeverisë Berisha në Vlorë.
Një nga aktivistët e Aleancës Kuq e zi u shpreh para kamerave se ndaj tyre është ushtruar dhunë. Pasi ktheheshin nga një protestë në Vlorë, 35 aktivistë të Aleancës Kuq e zi, ku mes tyre 12 vajza, janë ndaluar nga Policia e Kavajës.
Ndërkohë që Policia e Tiranës nëpërmjet një deklaratë për shtyp e ka cilësuar ndalimin të rregullt. Sipas saj tubimi i tyre ishte paligjshëm.
(sg/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com