TIRANE- Me një lëvizje të befasishme, prokuroria e Vlorës ka dërguar për gjykim Aleksandër Llanaj, Ani Begajn dhe Bertil Aliajn, të akuzuarit për “vrasjen në rrethana cilësuese” të tri personave të tjerë në 7 prill 2015, në lagjen “1 Maji” të qytetit Vlorë, gjatë një konflikti me armë ndërmjet disa personave.
Ndërhyrja e shpejtë e këtij institucioni është bërë, sikurse pohon vetë, “për të shmangur shqyrtimin e ndryshimit të masës së sigurisë për të akuzuarin kryesor, Llanajt, nga i njëjti gjyqtar që ka zbutur masën për dy të pandehurit e tjerë. Dy të pandehurit e tjerë, Begaj dhe Aliaj nga arrest me burg kaluan në “detyrim për paraqitje”, pavarësisht provave të shumta në ngarkim të tyre
/Shqiptarja.com