VLORË - Policia e qytetit bregdetar ka finalizuar me sukses operacionin policor te koduar "Falsifikimi" ku si rezultat i te cilit janë arrestuar për "Falsifikim i dokumenteve" e kryer ne bashkëpunim Alfred Dulaj, 49 vjeç , banues në Vlorë dhe Genci Milo, 43 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Vlorë.
Arrestimi i tyre sipas policisë së Vlorës është realizuar mbi bazën e hetimeve disamujore ku si rezultat i te cilave ka rezultuar se këta persona ne bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet se krijonin nëpërmjet vulave dhe firmave fallco dokumente zyrtare te rreme ne favor te personave te ndryshëm kundrejt shumave monetare prej 400 euro për dokument.
Nga hetimet ka rezultuar se dokumentet e krijuara të falsifikuara janë vërtetime te ndryshme, akte mjekoligjore, epikriza përcjellëse etj, te cilat përdoreshin nga personat e interesuar brenda dhe jashtë vendit. vijojnë hetimet ne lidhje me aktivitetin kriminal të këtyre shtetasve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com