Vlorë-Uniformat blu në qytetin e Vlorës kanë arrestuar gjatë ditës së sotme për vjedhje Hysni.F dhe Deat.K përkatësisht 21 dhe 29 vjeç, banues në Vlorë.
Hysi është autor i vjedhjes së mjetit tip “Ford Fiesta” gjatë ditës së djeshme në pronësi të firmës “Kormuzi’.

Ndërsa 29 vjeçari Deat.K nga Radhima e Vlorës ka vjedhur banesën e A.L., të cilit i ka marrë sende të ndryshme.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com