VLORË – Policia e qytetit bregdetar ka arrestuar një 20-vjeçar nën akuzën e korrupsionit aktiv, pasi i ka premtuar një shumë parash një oficeri të policisë rrugore.
Mësohet se 20-vjeçari Alfred Dushku ka premtuar t’i japë një sasi parash punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor në këmbim të mosndëshkimit me masë administrative, pasi është kapur duke drejtuar mjetin tip motor "Dayang" me targa CAA155 pa dokumentacionin ligjor dhe pa kaskën mbrojtëse.
Çështja i ka kaluar tashmë Prokurorisë së Vlorës e cila do të ngrejë ndaj 20-vjeçarit Alfred Dushku akuzën për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike"
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com