VLORE- Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një person të kërkuar për vrasje me paramendim. Sipas policisë arrestimi i shtetasit Aleks Gjonaj, 47 vjeç, banues në fshatin Levan të Fierit, i cili akuzohet për vrasjen e Shkëlqim Halilit, është bërë i mundur rreth orës 17:00.

47-vjeçari Aleks Gjonaj në tetor të vitit 2003 u dënua nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me 25 vjet burg, pasi në nëntor të vitit 2002 në bashkëpunim me një person tjetër ka vrarë me armë zjarri në lagjen "Isa Boletini" në Vlorë, për motive të dobëta, shtetasin Shkëlqim Halili.

Ndërsa bashkëpunëtori i tij në vrasjen e Halilit është arrestuar nga policia menjëherë pas kryerjes së krimit.

Pas arrestimit të 47-vjeçarit, Aleks Gjonaj, materialet procedurale ju referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)