130 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Vlorës. Lënda narkotike është zbuluar nga uniformat blu të Vlorës në vendin e quajtur Bakallëk në fshatin Rexhepaj mbi shtratin e një përroi.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se lënda narkotike ka qënë e kultivuar në tokë publike. Lënda narkotike ka qënë me një gjatësi nga 100 deri në 180 cm.
Pasi u bë dokumentimi i plotë ligjor lënda narkotike  është asgjësuar me djegie. Policia po punon për identifikimin e autorëve.