Të arrestuarit janë Diftir Ngucaj, 39 vjeç pasi kishte mbjellë 221 bimë kanabis në banesën e tij në Kuç dhe Zenel Aliaj 49 vjeç, i cili kishte mbjellë 56 bimë në shtëpinë e tij në fshatin Bolenë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Drashovicë, Njësia Administrativë Kotë, shërbimet e policisë kanë gjetur të mbjella në tokë publike pranë vendit të quajtur "Llënga", një parcelë me 50 bimë të llojit kanabis, me gjatësi deri në 80 cm.
Ngjarje për të cilën po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit përgjegjës. Policia ka bërë të mundur asgjësimin e këtyre bimëve narkotike me anë të djegies me zjarr.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com