VLORË- Polica e Vlorës ka arritur të asgjesojë 8 parcela në fshatin Gërnec ku ishin mbjellë 1.606 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët narkotike ishin të mbjella në vendin e quajtur "Përroi i Zi" dhe lartësia e tyre varionte nga 30 - 180 cm, të cilat u asgjësuan me djegie ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Redaksia online
(S,M/shqiptarja.com)