VLORË - Policia e qytetit bregdetar të Vlorës ka shoqëruar në ambientet e komisariatit deri tani 10 persona lidhur me atentatin që iu bë biznesmenit në sektorin e ndërtimit, 48-vjeçarit Arben Veliko.
 
Personat e shoqëruar nga ana e policisë do të merren në pyetje bazuar në hetimet e deritanishme dhe nga dëshmitë e personave që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje. Por burme nga policia bëjnë me dije se deri tani nuk ëa ndonjë të dyshuar kryesor për ngjarjen.

Ndërtuesi Veliko i cili ka qenë i dyshuar për trafik droge, por është liruar nga Gjykata e Lartë, ka mbetur i plagosur ditën e djeshme pasi është qëlluar dy herë me plumba pistolete në afërsi të një pallati në zonën e “Ujit të ftohtë” në qytetin bregdetar.

4 vite më parë 48-vjeçari, Veliko i ka shpëtuar sërish një atentati me eksploziv.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)