VLORË - Qindra banorë të fshatit Trevllazër në komunën Novoselë kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm. Banorët kërkojnë nga kryetari i komunës Kanan Shakaj të zgjidhë situatën e rënduar prej 6 muajsh.
Banorët sigurojnë ujin e pijshëm duke e blerë atë apo duke e transportuar me kafshë disa kilometra larg nga fshati Trevllazës.
Rreth 3 mijë banorë të këtij fshati paralajmëruan bllokimin e komunës Novoselë dhe autostradës Vlorë - Levan si dhe do të bojkotojnë zgjedhjet e 21 qershorit nëse nuk vjen uji i pijshëm.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com