Dhjetra familje të lagjes “Lirim” në qytetin e Vlorës, po përballen me mungesën e ujit të pijshëm prej disa ditësh.
 
Shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i tubacionit të ujësjellësit gjatë punës në rrugën transballkanike.
 
Drejtuesit e ujësjellësit në qytetin bregdetar bëjnë me dije se janë në dijeni të këtij problemi dhe kanë nisur punën për zgjidhjen e tij.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)