Mungesa e ujit të pijshëm në Selenicë të Vlorës, po kthehet në një problem tepër serioz për jetën e banorëve të zones, teksa prej 22 ditësh në këtë qytezë nuk vjen me uji i pijshëm pasi stacionin e pompave e rrëmbeu lumi Vjosë gjatë përmbytjeve.

Aktualisht bashkia shpërndan ujë me bote, por kjo situatë kërkon një zgjidhje afatgjatë.

Ata banorë që nuk kanë mundësi të blejnë ujin detyrohen të bëjnë cdo ditë me kilometra rrugë për të siguruar ujin e pijshëm.
 
Banorët pohojnë se nëse nuk gjendet një zgjedhje emergjente rruga e vetme është ajo e protestave.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)