VLORE- Ish-fabrika e Polietilenit në Vlorë është kthyer në kërcënim për jetën e banorëve që jetojnë në zonën e pyllit të Sodës. Specialistët e Mjedisit u bëjnë thirrje banorëve te largohen pasi prezanca masive e zhivës dhe e mërkurit u shkakton atyre pasoja të rënda për jetën.

Ndonëse fabrika e polietilenit në Vlorë është mbyllur që prej viteve ‘90, mbetjet e saj toksike vazhdojnë të ndotin masivisht ambjentin dhe të kthehen në një kërcënim serioz për banorët që jetojnë aty pranë.

Mbetjet toksike të zhivës dhe të mërkurit të palarguara që prej më shumë se 20 vitesh nga ish-fabrika e prodhimit të materialeve plastike, vazhdojnë të jenë prezente vend e pa vend.

Madje, si pasojë e lëndëve toksike të shpërndra në të gjithë territorin e pyllit të Sodës në Vlorë, ka shkaktuar tek banorët sëmundje të ndryshme të lëkurës. Specialistët e mjedisit u bëjnë thirrje banorëve që të largohen sa më parë nga kjo zonë, pasi mbetjet toksike do të lënë pasoja të rënda për jetën e tyre.

Fabrika e polietilenit u mbyll si aktivitet pas viteve ‘90.

 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)