VLORE- Dalin në shitje aksionet e ekipit të futbollit të “Flamurtarit” me vendim të Këshillit Bashkiak në Vlorë. Pas miratimit me konsensus të këtij vendimi, ka nisur fillimi i procedurave për shitjen e aksioneve të ekipit të “Flamurtarit”. Privatizimi erdhi si rrjedhojë e krizës që po përpjeton ekipi kuq e zi këtë edicion.
Vitet e fundit “Flamurtari” është financuar nga bashkia e Vlorës e cila ka harxhuar shuma marramëndëse për ekipin. Gjatë dy muajve të fundit skuadra kuq e zi pati një krizë financiare, çka detyroi futbollistët e superpaguar që të largoheshin nga ekipi.
Kjo bëri që ecuriua e deri tanishme e “Flamurtarit”, që në përbërje ka më shunë lojtarë vlonjatë, të mos jetë e mirë në 6 javët e kampionatit. Si pasojë e kësaj situate dhe nën presionin e tifozerisë, bashkia u detyrua të nxjerrë në shitje aksionet përmes miratimit me konsunsens të të gjitha palëve, për shitjen e të gjitha aksioneve të ekipit kuq e zi. Në këto kushte, bashkia i ka bërë thirrje çdo biznemeni që dëshiron të finacojë për “Flamurtarin” që të blejë aksionet e ekipit vlonjat.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com