200 familje në fshatin Mifol të Njësisë Administrative Nevoselë të Vlorës janë pa energji elektrike dhe shkak për këtë është bërë djegia e një transformatori elektrik i cili ka lënë në errësirë të plotë të gjitha banesat.
Sipas banorëve, shkak i djegies së transformatorit është bërë moti i paqëndrueshëm dhe erërat e forta që kanë fryrë gjatë gjithë natës së kaluar dhe paradites së sotme duke shkaktuar edhe defektin e rëndë që ende nuk është riparuar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Banorët kanë kontaktuar me OSHEE-në në këtë zonë dhe atyre iu është komunikuar se ndërhyrja për riparimin e defektit do të nisë nesër.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com