VLORE- Një çift bashkëshortësh është gjetur i vdekur ditën e sotme në një banesë në lagjen Cole të Vlorës.

Nga të dhënat e para mësohet se Avni dhe Myzejen Bezani, përkatësisht 50 dhe 49 vjeç kanë vdekur si pasojë e asfiksimit nga qymyri pasi po përdorin mangallin për ngrohje.

Cifti me banim në Patos kishin ardhur në Vlorë për të kaluar fundjavën në banesën e prindërve të Myzejenit të cilët ndodheshin jashtë shtetit.

Mësohet se ka qenë djali I cili ka gjetur prindërit e asfiksuar dhe ka lajmëruar policinë.