Fasada kryesore dhe një pjesë e faqes anësore të godinës monumentale pranë muzeut Etnografik në Vlorë, prej 10 ditësh është shembur plotësisht, ndërsa rreziku sa vjen dhe shtohet për banorët dhe godinat e tjera përreth.
Sic duket edhe nga pamjet godinat janë në gjendje te mjerushme, pasi nuk është vënë asnjëherë dorë për restaurimin e tyre. Dyert e dritaret janë totalisht të dëmtuara nga lagështira, ndërsa banorët e kësaj godine të dëmtuar thonë se ndihen të rrezikuar.
Muzeu Etnografik i Vlorës është vendosur në një nga godinat më të vjetra të qytetit, që është ndërtuar në mesin e shekullit 19. Ajo është shpallur monument kulture dhe muzeu është mjaft i pëlqyeshëm për vizitorët, pasi në të pasqyrohen të veçantat e traditave të rrethit të Vlorës.
(ad.ti/shqiptarja.com)