VLORE- Një 45 vjeçar nga Vlora ka humbur jetën mbrëmjen e të enjtes, si pasojë e prekjes së rrymës elektrike.
Sipas policisë Gazmir Lelaj nga fshati Lezhan, por banor prej disa vitesh në qytetin e Vlorës, u gjet pa jetë nga kalimtarë të rastit, pranë një transfomatori të sistemit të energjisë në afërsi të fshatit Gjorm, 35 km në juglindje të qytetit.
Sipas policisë, në trupin e 45 vjeçarit nuk kishte shenja dhune, por vetëm djegie të duarve, çka ka hedhur dyshimet se shkaku i vdekjes lidhet me kontaktin me rrymën elektrike. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Lelajt, ndërkohë që pritet një vlerësim i saktë i ekspertizës.
/Shqiptarja.com