VLORË - Në vijimësi të planit operacional “Fund Marrëzisë” strukturat e Drejtorisë së Policisë Qarku Vlorë kanë sekuestruar 6 kazino të paligjshme dhe 1 pikë bastesh sportive, për të cilat ka filluar procedimi penal dhe është kryer dokumentimi ligjor, më konkretisht.

Gjatë ditës së sotme është ushtruar kontroll i hapur  edhe në 11 ambiente të tjera në Vlorë dhe Sarandë.

Edhe gjatë ditës së sotme forcat e policisë kanë vijuar punën me fazën e dytë të planit operacional duke kontrolluar dhe verifikuar dokumentacionin e subjekteve që u bllokuan në fazën e parë të operacionit.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)