VLORE - Zv.ministrja Elona Gjebra nga Vlora u shpreh optimiste për përmirësimin e situatës së trafikimit të qenieve njerëzore.
 
Sipas Gjebreas forcimi i masave në pikat doganore ka zbutur fluksin e shqiptarëve që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian për të kërkuar azil ekonomik.
 
Zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea theksoi se puna e autoriteteve është fokusur edhe tek ndëshkimi i atyre personave që cilësohen përgjegjës për këtë fenomen. Gjebrea tha se 5 persona janë vënë nën akuzë për trafikim përmes mashtrimit dhe shumë të tjerë janë nën hetim.

Për Zevendësministren, në luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore ka ende punë për të bërë, por përmirësimi sipas saj është domethënës duke e listuar Shqipërinë mes vendeve të sigurta.

Ndërsa për azilkërkuesit Gjebrea bëri me me dije se Shqipëria konsiderohet në vendet e sigurta të rajonit. Sipas saj shifrat e azilkërkuesve kanë rënë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)