VLORE- Strukturat antitrafik të qenieve njerëzore në Vlorë nuk funksionojnë siç duhet. Ka qenë zv/ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea ajo e cila ka deklaruar se puna në këto struktura lë për të dëshiruar, nga moskoordinimi dhe stafi i pakualifikuar.
Gjatë një takimi në Vlorë me përfaqësues rajonalë të Gjirokastrës dhe të Fierit, Gjebrea tha se puna në këto struktura nuk bëhet siç duhet, si pasojë e moskoordinimit të strukturave antitrafik dhe mungesës së stafit të kualifikuar.
Përmes këtij takimi Zëvendësministrja, Elona Gjebrea njëkohësisht edhe Koordinatore Kombëtare për Çështje të Luftës kundër Trafikimit të Personave kërkoi rivitalizimin e komitetit rajonal në qarkun Vlorë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com