VLORE - Një grua është gjetur pa ndjenja në një prej shtëpive të përmbytura në fshatin Fitore të Vlorës.
Gruaja është Bezo Haxhiraj, 75-vjeç, e cila ka pasur probleme kardiake (ka shfaqur aritmi). E moshuara është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës ku po i jepet ndihmë mjekësore.
Në fshatin Fitore janë rreth 30 banesa të cilat janë përmbytur nga reshjet masive të shiut të rëna gjatë dy ditëve të fundit. Në zonat e përmbytura niveli i ujit arrin deri në një metër. Sipërfaqe të konsiderueshme bujqësore ndodhen gjithashtu nën pushtetin e ujit, ndërsa pas largimit të ujërave pritet të bëhet edhe vlerësimi dëmeve.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com