Një kazino në zonën e Skelës në Vlorë është grabitur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Dy persona kanë hyrë në ambientet e brendshme të kazinosë dhe nën kërcënimin e armës kanë kryer grabitjen. Por teksa kanë nxituar të dalin në ambientet e jashtme të kazinosë janë ndeshur me rojen private të kazinosë.
Gjatë këtij konflikti ka pasur të shtëna nga ana e grabitësve, por si pasojë e përplasjes me rojen private njëri prej tyre mbeti lënduar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilët kanë ndaluar grabitësin e lënduar, si dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit tip automatik, e cila u përdor nga grabitësit.
Ndërkaq, po vijon puna për hetimin e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e personit tjetër që mori pjesë në grabitjes e kazinosë në Vlorë.
/Shqiptarja.com