Unë po e ndjek aksionin, por sikurse ju e dini, unë kam kaq vite që bërtas fort, padis në Prokurori, në polici, jam përplasur me policinë ndërtimore vendore dhe atë qëndrore dhe nuk ka lëvizur asgjë. Janë të mpleksur interesat, institucionet kanë shpërdoruar detyrën dhe ka shkuar situata në masakrimin e bregdetit. Ku ka qënë deri tani bashkia, policia ndërtimore. Unë personalisht kam denoncuar publikisht, por edhe në institucionet përkatëse formimin e 62 moleve në det.
Besoni se këto institucione janë vënë edhe nën presionin e kryeministrit të ardhshëm Edi Rama, që po veprohet z. Gumbardhi?
Gjëja e parë që dua të them është se duhej pritur edhe këtë muaj, sa të largoheshin turistët, pushuesit. Kryeministrin Rama do ta provojmë kur të ulet në karriken e tij dhe të veprojë konkretisht. Unë do të dëshiroja të punoja vetëm një muaj me kryeministër z. Rama, për t’i thënë se shumë objekte që po prishen, kanë pasur një leje provizore nga bashkia për të ushtruar aktivitet privat. Të kalohen në sitë plazhet, që të gjitha janë privatizuar dhe publikut nuk i ka mbetur asgjë. Pra e thënë më trocc, z. Rama duhet t’i tërheqë veshin kryetarëve të bashkive, që dashur pa dashur kanë firmën e tyre në këtë katrahurë ndërtimesh pa lejë dhe masakrim të bregdetit.
Z.Gumbardhi, ju paraqiteni si zyrtar i ndershëm. Ccfarë mund të thoni për ndërtimin e pallatit të njohur si i vjehrrit të Lulzim Bashës dhe cili ka qënë reagimi juaj për këtë ndërtim që puthet me detin në zonën e Ujit të Ftohtë?
Po unë jam shqetësuar, nuk e di kush qëndron në hije për këtë ndërtim abuzues, ajo që dua t’ju them është se zyra ime ka gjobitur me dy milionë lekë firmën ndërtuese që është firma nga Tirana, GBA, për ndërhyrjen në det. Unë kam ngritur dorën kundra kur u dha leja, sidoqë është dhënë një lejë për ndërtimin e një katërkatëshe dhe në të vërtetë përfundoi nëntëkatëshe.
Unë e kam bërë punën time në zbatim të ligjit, të mbajnë përgjegjësi ata që kanë shpërdoruar detyrën.
Po e theksoj dua të rri në këtë detyrë sëpaku një muaj sa të shoh përfundimin e aksionit, atëherë do t’i shtërngoj dorën Edi Ramës dhe do t’i them publikisht: Të lumtë, u pastrua bregdeti, fitoi komuniteti.
(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)